INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Genta Ismajli përjashtohet nga  “Top Awards”, menaxheri zbulon arsyen  [FOTO / VIDEO]

Genta Ismajli përjashtohet nga “Top Awards”, menaxheri zbulon arsyen [FOTO / VIDEO]

Publikuar më: 15:20 11-05-2016

“Top Music Awards” është në vëmëndjen e të gjithë artistëve së fundmi.

Duket sikur  “lufta mes tyre” për të zënë vendet e para në listën e vlerësimeve, ka filluar. Ky klasifikim vazhdon të jetë në ndryshim deri në datën 24 qershor ku do të finalizohet gjithçka. Por gjatë konferencës për shtyp nga “Top Music Awards”  u diskutua edhe mungesa e këngës “Shake it” të Genta  Ismajlit me Etnon.

As mbi 15 milionë klikimet brenda dy muajve dhe as eksperienca e bashkëpujnëtorëve të këngës, nuk i ka bindur organizatorët e eventit që ta bënin këngën pjesë të konkurimit. Por vetë menaxheri i këngëtares, Adem Ramadani i  Kompanisë “Trejat” është shprehur për Blitz.al  për këtë  çështje. “Pasi analizuam çdo gjë, vendosëm që paraprakisht t’u bëjmë me dije atyre se kënga është materiali më i dëgjuar i momentit në çdo vend ku shqiptarët jetojnë”, – thotë ai, duke iu referuar organizatorëve të eventit.

“Kjo gjë, në dallim nga disa këngë të tjera, të cilat shtyhen me presion, me interesa personale apo që tentojnë të imponohen me çdo kusht nga mekanizma të caktuar. “Shake it” është pranuar në masë jashtëzakonisht të madhe vetëm nga vullneti i lirë i njerëzve dhe nga dëshira e tyre për ta konsumuar sa më shumë. Brenda 2 muajsh ka afërsisht 16 milionë klikime në YouTube”.

Më tej, Ramadani vijon:

“Pasi pamë mungesën e këngës, atëherë e kuptuam si konflikt personal ndaj nesh dhe vazhdojmë t’i qëndrojmë kësaj ideje deri në momentin që nga ana e tyre nuk ka sqarime. Nga një kontakt që kam pasur me Ledion Liçon, ai më ka thënë shkurt: ‘Thjesht nuk mendojmë se ka arritur atë pikë mjaftueshëm”.  Në një lloj forme ata kanë fyer mbarë publikun shqiptar duke shpërfillur shijet e tij apo edhe mediat e tjera, të cilat i kanë dhënë këngës hapësirë të jashtëzakonshme. Gjithsesi, ne vazhdojmë t’i trajtojmë me respekt”,  kanë qenë fjalët e menaxherit të zhgënjyer.

Article Logic
Execution time: 0.0043978691101074