Genta Ismajli vazhdon të jetë një këngëtare mjaft e pëlqyer nga publiku edhe pse kohët e fundit nuk është aktive në muzikë siç ka qenë dikur.
Rreth katër muaj më parë ishte kënga e saj e fundit e titulluar “Papi”.
Tashmë, pritet që së shpejti, Genta të vijë më një projekt të ri. ‘Prive,al’ ka zbuluar se Ismaili do bëjë duet me këngëtarin Irkenc Hyka, i cili së fundmi ka realizuar disa hite dhe njihet për një muzikë ritmike me motive ballkanike.
Kënga do jetë tipike e kompozuar nga Irkenci megjithatë me shijen e Gentës brenda vargjeve.
Dyshja do realizojnë edhe videon, i cili do lançohet menjëherë pas vitit të ri.
Ndryshe, artistët do të sjellin ndaras këngë të tjera gjatë vitit të ardhshëm.