Këngëtarja e njohur, Genta Ismajli, prej disa muaj po përjeton një histori dashurie me biznesmenin turk, Hysen Usta. Madje ata e kanë zyrtarizuar lidhjen dhe në një intervistë të bërë së fundmi për “Prive”, këngëtarja u shpreh se mendon që të bëhet nënë.
“Definitivisht dua të bëhem nënë. Jam duke menduar të bëhem nënë, është ndër dëshirat e mia më të mëdha”, tha ajo. Ndërkohë në një fotogafi të publikuar së fundmi nga Usta, të gjithë po dyshojnë se ky moment ka ardhur dhe dëshira e këngëtares po bëhet realitet!
Në foton në fjalë, Genta shihet pranë partnerit e veshur me një fustan të gjatë dhe në sy bie barku më i rrumbullakosur se zakonisht. Kanë qenë fansat ata që kanë vënë re këtë detaj dhe kanë vendosur që ta pyesin përmes komenteve. Madje ka patur nga ata që e kanë uruar për pritjen e ëmbël.
Por deri tani Genta apo Usta nuk kanë reaguar në lidhje me këto komente.