INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Genta Ismajli tregon ndryshimin drastik të flokëve

Genta Ismajli tregon ndryshimin drastik të flokëve

Publikuar më: 14:32 06-05-2016

Nuk jemi të sigurtë se çfarë po i bën artistja bukuroshe flokëve të saj, por nuk kanë aspak lidhje me çfarë kemi parë më parë.

Këngëtarja e hitit “Shake It” ka bërë publike një foto ku duket se flokët e saj po pësojnë një ndryshim total. Në imazh duket pjesa e prapme e kokës së Gentës në të cilën flokët janë prerë, se më mirë të themi qethur shumë shkurt dhe janë lyer me të verdhë. Nuk jemi të sigurtë nëse ka përfunduar ndryshimi që ajo ka ndërmarrë, por nga çfarë po shohim duket se nuk është një model i përkohshëm. Çfarë të jetë duke përgatitur vallë? Të bëhet fjalë thjesht për një preferencë të çmendur të rastit apo është look-u për ndonjë këngë të re? Genta është e njohur për natyrën e saj spontane, por kjo ishte e papritur. 

Article Logic
Execution time: 0.0036489963531494