INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Genti Cakaj/ Edi Rama mbledh kryesinë e partisë

Genti Cakaj/ Edi Rama mbledh kryesinë e partisë

Publikuar më: 09:48 14-01-2019

Përplasja e javës së shkuar mes dy institucioneve, presidencës dhe Kryeministrisë ka vënë në lëvizje Edi Ramën. Për të diskutuar rreth kësaj çështjeje kreu i socialistëve ka thirrur kryesinë e partisë. Mësohet se mbledhja ka nisur që prej orës 9 të mëngjesit. Sipas të dhënave të para mësohet se Partia Socialiste mbledh kryesinë për të diskutuar lidhur dhe kandidaturën e ministrit të Jashtëm, Gent Cakaj të cilën presidenti Ilir Meta refuzoi dekretimin.

Në fakt propozimi për Ministër të Jashtëm ka rindezur përplasjet e forta mes Edi Ramës dhe Ilir Meta. Kreu i shtetit ka refuzuar që të dekretojë Genti Cakajn si Ministër duke e cilësuar atë papërvojë, i papërgjegjshëm dhe kërcënim për rajonin. Dhe jo vetëm kaq por Presidenti Meta ka kërkuar dhe Komision Hetimor për drejtuesit e DSIK, për mënyrën e pajisjes me certifikatat e sigurisë të Genti Cakaj. Kjo kërkesë është mbështetur edhe nga LSI dhe Partia Demokratike.

Article Logic
Execution time: 0.0037300586700439