INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
George Clooney dhe Amal Alamuddin po shkon drejt divorcit pas 6 vitesh martesë?

George Clooney dhe Amal Alamuddin po shkon drejt divorcit pas 6 vitesh martesë?

Publikuar më: 20:32 19-06-2020

Ditët e fundit, ne mediat e huaja ka qarkulluar një lajm sipas së cilit çifti po shkon drejt divorcit.

Arsyeja për këtë?

Një letër anonime që ka mbërritur në shtëpinë e çiftit, sipas së cilës Clooney është babai i vërtetë i Avas, vajza e Stacy Keibler.

Stacy është ish-e dashura e George Clooney, modele dhe fanatike e fitnesit e cila përjetoi një romancë me yllin hollivudian, pasi ky i fundit u nda nga Elisabetta Canalis.

Por, nga ana tjetër, media të ndryshme e hedhin poshtë këtë teori duke thënë se këto thashetheme datojnë që prej një viti.

fb-36.jpg

Më 5 gusht 2019, National Enquirer doli në shitje një numër, kopertina e të cilit iu kushtua Clooney, dhe historisë së atësisë së supozuar të vajzës së Stacy Keibler.

La notizia del National Enquirer, già smentita, risale a d agosto 2019.

Sakaq, për ta përforcuar lajmin e divorcit “National Enquirer” së fundmi ka raportuar se të dy kanë filluar të dalin me njerëz të tjerë.

GossipCop e hedh poshtë këtë lajm, duke thënë se ka kontaktuar burime të afërta me të dy, dhe ata e kanë quajtur të pavërtetë lajmin.

Madje, shtojnë se ata në të vërtetë janë më afër se kurrë.

Kujtojmë se çifti ka dhuruar 1 milion dollarë për përballimin e Covid-19, teksa lidhur me thashethemet që kanë pushtuar mediat nuk kanë reaguar ende.

Çifti u martua në Venecia me një ceremoni përrallore në shtator 2014 dhe janë prindër edhe të dy binjakëve dhe në këto gjashtë vite, disa herë kanë qarkulluar zëra për krizë dhe ndarje.

Mjaftonte që ata të dy të mos shfaqeshin diku së bashku, dhe shpërthenin zërat për divorc.

Aktori dhe avokatja nuk janë shumë socialë dhe as shumë mondanë.

Article Logic
Execution time: 0.0040528774261475