Para dy ditësh George Clooney pësoi një aksident me motoçikletën e tij, e cila për fat të mirë nuk pati një fund tragjik.
Aktori u përfshi në aksident në Sardenja të Italisë.
57 vjeçari ka qenë i angazhuar me xhirimet e filmit të tij më të ri ‘Catch 22’ kur u përplas me një makinë. Nga përplasja dëmtoi këmbën si dhe mori plagë të lehta në trup.
Ndërsa sot, ai është fotografuar në daljen e parë publike pas aksidentit. U fotografua me binjakët dhe bashkëshorten teksa po kërkonte ndihmë për të ngjitur shkallët e avionit.
Aktori po merr veten ditë pas dite për të vazhduar me projektet e tij kinematografike.