George dhe Amal Clooney, tashmë mund të ngrenë një dolli për përfundimin e shtëpisë së tyre të re.
Vila lukzose e rinovuar e shek. të 17- të është tanimë gati për aktorin Holliwoodian dhe avokaten për të Drejtat e Njeriut, bashkëshorten e tij. Fotot ajrore të pronës, e cila vlerësohet në vlerën e 14 milionë dollarëve, përshkruajnë një fushë tenisi, një pishinë si dhe një shtëpi verore në breg të lumit.
Rezidenca ndodhet në Oxfordshire në jug të Anglisë dhe pas disa muajsh pune të ngjeshur për rikonstruksionin e saj, vila është gati. E gjithë sipërfaqja do të mbikqyret nga kamerat e sigurisë. George 54 dhe Amal 37 vjeç duket se kanë shpenzuar gjithçka për ta shndërruar këtë vilë luksoze në rezidencën perfekte familjare me një home cinema, pishinë brenda në shtëpi dhe jashtë saj, pjergulla dhe sistem sigurie 360 gradë për t’i ofruar çiftit sigurinë maksimale.
Lajmi për përfundimim e rinovimit do të tingëllojë me siguri si muzikë për fqinjët të cilët e bënin gjumin të shqetësuar nga zhurmat gjatë punimeve. Edhe përpara rinovimit, ndërtesa mund të quhej luksoze me 9 dhomat e gjumit me mure të larta, librari, palestër, studio, qilar, shandane dhe oxhaqe të hapura. Clooney mendohet të ketë shfaqur interes për pronën gjatë xhirimeve të filmit “The Monuments Men”