INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
George Floyd i jepet lamtumira e fundit me një ceremoni mortore private! Ja kërkesa që ka familja e tij

George Floyd i jepet lamtumira e fundit me një ceremoni mortore private! Ja kërkesa që ka familja e tij

Publikuar më: 20:27 02-06-2020

Afro-amerikani George Floyd që mbeti i vrarë gjatë arrestimit të tij do të varroset në një ceremoni mortore javës që vjen.

Ceremonia e varrimit të Floyd do të mbahet në qytetin e tij të lindjes në Houston më 9 qershor, konkretisht në kishën “The Fountain of Praise në Houston”.

Ndërsa, kampioni i boksit Floyd Mayweather do të paguajë për funeralin e George Floyd.

Familja iu ka bërë thirrje qytetarëve se janë të mirëpritur në funeral, duke shtuar se “nuk dëshirojnë trazira”.

cst-35489-George-Floyds-brother-35489.jpg

Familjarët po ashtu kanë kërkuar që pjesëmarrësit në varrim të kenë veshur maska e doreza, si një masë parandaluese ndaj Covid-19.

Vdekja e George Floyd gjatë arrestit ka shkaktuar protesta të dhunshme në shumë qytete të Amerikës.

Dje rezultati i autopsisë vërtetoi se George Floyd vdiq si pasojë e asfiksisë. Presioni i qëndrueshëm që i ushtroi efektivi gjatë arrestimit, bëri që 46-vjeçari të ndërronte jetë shumë shpejt pasi iu vunë prangat.

Dr. Micheal Badel dhe Allecia Wilson, të cilët kryen autopsinë në mënyrë private të 46-vjeçarit, thanë se ushtrimi i forcës në qafë dhe shpinë i ka shkaktuar të ndjerit mungesë të qarkullimit të gjakut në tru.

Article Logic
Execution time: 0.0056438446044922