Georgina Rodriguez është në qendër të vëmendjes nga mediat botërore që pas lidhjes me portugezin, Cristiano Ronaldo. Ajo së fundmi ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale ku shihet duke u përqafuar nga një tjetër person, që besohet të jetë shoku i ngushtë i saj. Por futbollisti i Real Madrid, Cristiano Ronaldo, që është i dashuri i modeles, nuk i ka pritur mirë këto foto. Madje mediat spanjolle thonë se ka pasur një zënkë mes çiftit.