Partnerja e Cristiano Ronaldo-s, Georgina Rodriguez ka qenë e ftuar për të bashkëprezantuar natën e tretë të festivalit Sanremo. Mbrëmjen e djeshme, bukuroshja brune realizoi edhe një performancë në skenë dhe kërceu për herë të parë tango.
E veshur me një fustan të zi pas trupit, me flokët e mbledhur pas, partnerja e futbollistit të famshëm i mahniti të gjithë me lëvizjet dhe performancën sensuale krah balerinëve profesionistë.
Ajo zbuloi se kjo ishte hera e parë që kërcente tango dhe ishte shumë e lumtur që këtë e realizoi në skenën e Sanremos. Por ndërkohë që Georgina performonte në skenë, kamera fokusoi shumë shpesh edhe Ronaldon i cili ndodhej në sallë i ulur në rreshtin e parë dhe e shihte me adhurim partneren e tij, por fillimisht bëri një reagim që tashmë ka bërë xhiron e rrjetit dhe po e përdorin për shumë meme.
Në fund të performancës prezantuesi Amadeus i dhuroi një tufë lulesh 26-vjeçares, e cila ia dhuroi më pas ia dha Ronaldos si për ta falenderuar për ndihmën që i kishte dhënë për përgatitjen e kërcimit.