INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Qendër azili në Shqipëri? Gerald Tatzgern: Ne kemi aktualisht një plan

Qendër azili në Shqipëri? Gerald Tatzgern: Ne kemi aktualisht një plan

Publikuar më: 14:27 20-06-2018

 Vazhdimisht po flitet në media për mundësinë e ngritjes së qendrave të refugjatëve në Shqipëri e vende të tjera të Ballkanit. Drejtori austriak kundër trafikimit, Gerald Tatzgern ka thënë se vala e refugjatëve drejt Europës nuk ka të ndalur duke e cilësuar gjendjen si "shumë të rrezikshme’’. Por ai në një intervistë të dhënë për DW pohon se Austria do ta mbështesë konkretisht Shqipërinë. ‘’Gjendja është gjithmonë e rrezikshme, kur ne dallojmë, se si grupimet e ndryshme të trafikantëve i kushtohen gjithnjë e më shumë trafikimit, sepse shumë njerëz nga këto rajone marrin rrugën në drejtim të Austrisë dhe Gjermanisë. Në bëjmë fjalë këtu për një masë prej 50.000-60.000 persona, më shumë se 17.000 vetë të tjerë që ndodhen në ishujt grekë, marrin për pak kohë të drejtën të lëvizin të lirë në të gjithë Greqinë. Austria duket se e ka një plan, mediat flasin shumë për kampet e refugjatëve që do të ngrihen në Shqipëri. Ne jemi të gatshëm që jashtë Bashkimit Europian të ngremë qendra të tilla të Bashkimit Europian, ku të verifikohet, nëse ekziston apo jo një e drejtë për të vazhduar udhëtimin drejt Europës. Pra ne duam të dërgojmë sinjalin e qartë, se nuk duam t'ua lëmë trafikantëve në dorë se kush ia del të hyjë në Europë dhe kush jo’’ ka pohuar Gerald Tatzgern. Ndrësa i pyetur se a mundet Shqipëria ta përballojë një barrë të tillë Tatzgern ka thënë : ‘’Nuk mund t'i përgjigjem kësaj nga këndvështrimi i policisë dhe kriminalistikës, sepse ky është proces politik. Por mund të them nga këndvështrimi i policisë, se nëse do të ngrihen këto qendra, pavarësisht se ku, atëherë ne duhet t'i mbështesim shumë policitë e këtyre vendeve, me qëllim që të mos hapen fusha të reja kriminaliteti, ku vajzat e gratë të shfrytëzohen apo ku trafikantët të zbulojnë fusha të reja veprimi. Ne kemi aktualisht një plan që nga sektori ynë të dërgohen nëpunës nga Zyra Federale e Austrisë për Kriminalistikën në Shqipëri. Ne do të zhvillojmë aksione të përbashkëta në kufirin greko-shqiptar, do të shohim për mundësitë e mbështetjes me asistencë teknike, këtë do ta komunikojmë më tej në Bashkimin Europian që kolegët tanë të policisë në Ballkan t'i forcojmë si duhet. Mbështetja jonë do të jetë edhe me personel.’’

Article Logic
Execution time: 0.0037550926208496