Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique mesa duket nuk i ka aspak mirë punët me ligjin dhe sidomos me policinë rrugore.
Futbollisti kishte një çështje të hapur në datën 31 gusht për drejtim të makinës pa asnjë pikë në patentë, por nuk kishte marrë ende asnjë vendim nga gjykata.
Në mëngjesin e të hënës Pique u deklarua fajtor për “krime kundër sigurisë në trafik”, dhe duke pranuar të paguajë një gjobë prej 48.000 euro.
Mbrojtësi i Barcelonës ishte ndaluar nga policia bashkiake më datë 31 gusht në një rrugë qendrore të qytetit katalanas.