Pas përfundimit të ndeshjes Gerard Pique u sulmua nga mediat, posaçërisht nga ato spanjolle se ka shqyer pjesën e fanellës ku ishte flamuri spanjoll.
E gjitha kjo pasi ai është ktalunas dhe siç e dimë ka kohë që pjesa e Katalunisë e dëshiron pavarësimin nga Spanja.
Pas ndeshjes Pique e ka shpjeguar këtë ‘incident medial’, duke thënë se ai kishte veshur fanellën me mëngë të gjata, të cilat nuk kanë flamurin e Spanjës, dhe se ai i ka shqyer mangët e gjata, sepse nuk dihej rehat në to dhe ka shtuar një pjesë tjetër të brendshme.