Në intervistat e Man’s Life per t’iu përgjigjur pyetjeve të Gentit, nuk kanë munguar të ftuar të suksesshëm nga fusha të ndryshme të artit në vendin tonë.
Ndër emrat më në zë është balerini dhe koreografi i njohur, Gerd Vaso. Gerdi deklaron se të jesh një koreograf i mirë nuk mund të jesh kurrësesi pa qenë një balerin i mirë. Ai thotë se arti i koreografisë zbërthehet nëpërmjet artit të njohjes. Në këtë mënyrë, në rast se nuk arrin të njohësh filozofinë e lëvizjes me anë të baletit nuk do mundesh kurrë të jesh një krijues i lëvizjes i mirë. Pavarësisht përpjekjeve për të qëne në majat e suksesit Gerdi tregon se është shumë e vështirë që të mbijetosh si artist në Shqipëri. Ai shton gjithashtu se ende ka shumë punë për t’u bërë si në strukturat artistike, po ashtu edhe në cilësi. Ndiqni intervistën e plotë.