INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gërhitja me zë të lartë mund të jetë vdekjeprurëse, ja çfarë thotë studimi

Gërhitja me zë të lartë mund të jetë vdekjeprurëse, ja çfarë thotë studimi

Publikuar më: 12:57 09-05-2018

Njerëzit me gjumë apnea e kanë kafkën 1.23 mm më të hollë se të tjerët.

Hulumtuesit pretendojnë se erozioni i kafkës deri në 1mm është i mjaftueshëm për të shkaktuar rrjedhje fluide spontane të lëngjeve cerebrospinal (sCSF-L), e cila ndodh kur lëngu që mbështjell dhe mbron trurin dhe kurrizin del nga një zonë e hollë.

Kjo mund të rezultojë në simptoma të ngjashme me koma-n, goditje apo edhe vdekje.

Apnea e gjumit është një shkak kryesor i gërhitjes. Gërhitja me zë të lartë mund të dobësojë kafkat e njerëzve.

Apnea e gjumit ndodh kur muret e fytit  çlodhen dhe ngushtohen gjatë gjumit, gjë që ndërpret frymëmarrjen dhe ndikon në rrallimin e kafkës.

Në përputhje me rritjen e obezitetit në Shtetet e Bashkuara, normat e sCSF-L janë më shumë se dyfishuar gjatë dekadës së fundit.

Çfarë është apnea e gjumit?

Apnea e gjumit është çrregullimi më i zakonshëm i gjumit në Britani të Madhe.

Kjo ndodh kur muskujt dhe indet e butë në fyt relaksohen, e cila bllokon rrugët e frymëmarrjes.

Mungesa e oksigjenit në tru bën  që njerëzit të zgjohen rregullisht gjatë natës.

Kjo gjëndje ka pasoja serioze të shëndetit fizik, duke përfshirë një rrezik në rritje të sulmit në zemër dhe goditje në tru. Madje kjo lloj gërhitje lidhet edhe me sëmundjen Alzheimer.

Vështirësia e frymëmarrjes gjatë gjumit përshpejton rënien e kujtesës tek njerëzit.

Article Logic
Execution time: 0.0043580532073975