INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gërmimet ilegale në Apolloni, arrestohet përgjegjësi i ruajtjes së parkut

Gërmimet ilegale në Apolloni, arrestohet përgjegjësi i ruajtjes së parkut

Publikuar më: 09:20 13-02-2017

Një 43 vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë. Sipas njoftimit të uniformave blu, policia e Fierit ka ndaluar përgjegjësin e Sektorit të Ruajtjes e Administrimit të Parkut Arkeologjik të Apollonisë si dhe ka proceduar penalisht drejtorin dhe një punonjës të Parkut të Apollonisë, me akuzën e mosmarrjes së masave për ruajtjen e veprave të artit e kulturës në Apolloni. Në kuadër të operacionit “Apollonia” u ndalua shtetasi Arjan Dimo, 43 vjeç, banues në fshatin Pojan të Fierit ndërsa janë proceduar penalisht dhe dy persona të tjerqë. Sipas uniformave blu është proceduar penalisht shtetasit M.H., 47 vjeç, banues në lagjen "21 Dhjetori", Tiranë (drejtor i Parkut Arkeologjik të Apollonisë) dhe Q.T., 66 vjeç, banues në fshatin Radostinë të Fierit (punonjës në Parkun Arkeologjik të Apollonisë). 

Njoftimi i Policisë:

“Këta shtetas me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë bërë të mundur që të mos marin masa për parandalimin, ruajtjen dhe sigurimin e veprave të artit e kulturës në Parkun Arkeologjik të Apollonisë, duke lejuar që disa shtetas nëpërmjet gërmimit të kundraligjshëm në Parkun Arkeologjik të vidhnin një sasi të konsiderueshme të vlerave arkeologjike me rëndësi për identitetin e trashgimisë kulturore”.

Article Logic
Execution time: 0.0038340091705322