INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gërshetat nuk janë thjeshtë një model flokësh !

Gërshetat nuk janë thjeshtë një model flokësh !

Publikuar më: 17:00 09-07-2016
Gërshetat nuk janë thjeshtë një model flokësh që na i bënte mamaja ose gjyshja kur kemi qenë të vogla. Tashmë është një model i parezistueshëm dhe i pëlqyer nga të gjithë dhe për këtë duhet të falenderojme Game of Thrones. Është nje model flokësh që kombinohet më çdo stil!
 
Mos u frikësoni sepse është me e lehtë sesa kujtoni. E nisim duke ndarë një seksion flokësh nga njëra anë. Ndajmë me krehër flokët duke filluar nga cepi përpara i kokës dhe përfundojmë pas veshit. Të njëjtën gjë e përsërisim edhe në anën tjetër të kokës. Dy seksionet e ndara i kapim me kapëse për të shmangur ngatërrimin e tyre me pjesën e mbetur të flokëve.
 

Tani jemi gati për ta nisur gershetin. Fillimisht i ndajmë floket në seksione të holla të marra nga pjesa e sipërme e kokës dhe nisin të krijojmë një gërshet me flokët e marra në pjesën e përparme të kokës dhe dalëngadalë marrim edhe me shumë flokë. Kuptojme që duhet ta ndalojmë gërshetin kur arrijmë në lulen e kokes, që është edhe mesi i saj. I kapim me një llastik.
 
Të njëjtin gërshet do ta krijojmë me pjesën e flokëve të mbetur, vetëm se do ta fillojmë gërshetin nga fundi i kokës.
 
Kur të arrijmë mesin e kokës bashkojmë dy gërshetat duke krijuar një bisht.
 
Duken bukur apo jo ? Mund t'i lini edhe kështu por do të ishte për të ardhur keq sepse mbulohet gërsheti i krijuar.  
 
Prandaj bishtin e kapim duke krijuar një topuz të crregullt. Për ta fiksuar topuzin përdorim disa karfica të vogla. Dhe voila! Gërsheti juaj francez është gati!
 
Për më shumë informacione interesante për tema bukurie dhe fitnesi, ndiqni Sarën çdo të shtunë në orën 16:00 në emisionin IN Life, vetëm në IN Tv.
Article Logic
Execution time: 0.0033891201019287