INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gerta ,Ambra, Olsi, Anaidi, bëhen bashkë për 'Big Brother 10'

Gerta ,Ambra, Olsi, Anaidi, bëhen bashkë për 'Big Brother 10'

Publikuar më: 15:49 05-11-2017

Hyrja në "Big Brother" dhe qëndrimi për ditë me radhë në shtëpinë e famshme është një eksperiencë që ndodh vetëm një herë në jetë. Por jo për të gjithë, pasi në shumë vende të botës ku transmetohet ky show, "Big Brother 10" konsiston në rikonkurrimin e ish-banorëve të edicioneve të kaluara.

Ndonëse nuk dihet ende zyrtarisht nëse në Shqipëri do të ketë një "Big Brother 10", disa nga banorët duket se janë gati ta ripërjetojnë edhe një herë këtë eksperiencë.

Të pyetur nga faqja në Instagram "Big Brother Albania News", nëse do të hynin prapë në shtëpinë e famshme, disa nga banorët kanë shprehur menjëherë dëshirën.

"Po të isha futur prapë, po njësoj do isha, por me një ndryshim, kisha marr edhe një shkop bejsbolli me vete", shkruan Olsi Klosi me humor ndërsa së bashku me fituesin e "Big Brother 6", Anaid Kalotin kanë replikuar me njëri-tjetrin.

Një nga ish-banoret që ka shprehur dëshirë të madhe për të qenë edhe një herë pjesë e reality show është edhe Gerta e cila duke u larguar shpejt nga loja, shkruan xing.al, nuk e ka shijuar sa duhet këtë eksperiencë.

"Unë dua që ta blej Big brother që të jetoj aty përgjithmonë, aq shumë e dua", shkruan Gerta.

Ndërsa Ambra duket se e ka me dy mendje dhe ka pyetur Donën e cila i shkruan se do futej në "Big Brother" nëse të dyja do ishin çift.

Ish-banorët të cilët janë shprehur se nuk do futeshin kurrë sërish, janë Katerina e "BB9" e cila komenton "Asnjëherë", dhe Neda e cila në një intervistë për "Thumb" u shpreh: "Kurrë".

1.jpg2.jpg

3.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0045208930969238