Prej disa kohësh Gerta është tërhequr nga vëmendja mediatike duke mos dhënë intervista dhe duke mos u shfaqur në emisione, por po shijon në privatësi lidhjen e saj.
Sot Gerta ka postuar një foto me të dashurin dhe zbulon një detaj që nuk dihej. Siç duket ish-banorja ka bërë buzët pasi në përshkrimin e fotos shkruan: "Kur isha bjonde dhe buzët i kisha më të vogla".
Kujtojmë që Gerta Shinoni u largua shpejt nga loja, por arriti të fitonte famë të madhe e u komentua shumë pas daljes nga "Big Brother 9".