INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gerta e “Big Brother”, tregon për largimin e saj nga Shqipëria dhe për historinë dy vjeçare me djalin nga Kosova...

Gerta e “Big Brother”, tregon për largimin e saj nga Shqipëria dhe për historinë dy vjeçare me djalin nga Kosova...

Publikuar më: 14:16 09-11-2017

Ra në sy për pamjen dhe natyrën e saj të qeshur në lojën e “Big Brother 9”, ndërkohë që pranoi të luante çift me Denisin nga Elbasani, djalin që e njohu në audicione.

 Por, pas disa muajsh që loja ka përfunduar, pasi u bë çift për lojë, Gerta me profesionin e agjentes së marketingut ka hyrë në një realitet të ri në jetën e saj. Për gazetën “Panorama” ajo rrëfen për herë të parë jetën e re që ka nisur në Norvegji me të dashurin nga Kosova, djali të cilin e njohu para dy vitesh…

Prej muajsh ke nisur një jetë të re në Norvegji, mund të na zbulosh arsyen që të detyroi ta lësh Shqipërinë?

Arsyeja e zhvendosjes sime këtu në Norvegji, siç e keni parë, ka qenë i dashuri im. Të dy kemi vendosur të jetojmë këtu. Mund të them se jeta ime ka ndryshuar pak, pasi është më e qetë.

Çfarë mund të thuash për të dashurin, kush është dhe si u njohët?

I dashuri im është një djalë nga Kosova. Në fakt ne kemi kohë që njihemi, më shumë se dy vite. Jemi njohur një sezon veror nga një shok i përbashkët, dhe kemi mbajtur kontakte që atëherë.

Pra kur hyre në “Big Brother” kishe lënë dikë jashtë, që ishte pikërisht i dashuri që ke sot?

Jo, kur hyra në “Big Brother” nuk kam pasur asnjë lidhje jashtë.

Dhe si ndodhi që u ritakuat, pasi ti dole nga loja?

Pas daljes nga “Big Brother” vazhduam komunikimin, dhe meqenëse unë kam qenë më e lirë me kohën dhe pa angazhime në ato momente, vendosëm që unë të vija këtu ta vizitoja. Edhe për t’u larguar pak nga zhurma që u krijua nga “Big Brother”.

Po bashkëjetoni në Norvegji?

Po, po bashkëjetojmë.

Çfarë të tërheq tek ai si djalë?

Shumë gjëra. Përkushtimi, humori, sjellja, etj.

Je integruar mirë në jetën aty, çfarë pune bën?

Për momentin duhet të mësoj të zotëroj gjuhën e vendit këtu, pastaj të filloj një punë.

Domethënë e le Shqipërinë për të dashurin?

Po.

Ndërkohë u bëre e njohur në një lojë si “Big Brother”, çfarë mendon se fitove nga ajo eksperiencë?

Fitova followers në Instagram. (qesh) S’mund të them asgjë më shumë, pasi s’mund të mos i përmend njerëzit që ende më shkruajnë, kështu që kam fituar edhe dashuri e respekt nga njerëzit.

asdfjkl.JPG66252444454125.png666656655656.png

Article Logic
Execution time: 0.0037248134613037