Oltën e kemi parë të shkëlqejë si aktore dhe të gjithë e adhurojnë si një femër simpatike e njohur për linjat e saj që bien në sy.
Por raportet me motrën si i ka Olta Gixhari?
E ftuar këtë javë në emisionin “Thumb” të Fatmës dhe Aulonës ishte gazetarja e njohur Gerta Gixhari.
Gerta ka rrëfyer për karrierën e saj në gazetarinë politike dhe atë rozë, por përveç kësaj na ka treguar edhe disa detaje për marrëdhënien e saj me të motrën, Olta Gixhari.
“Mund të them që kemi karaktere të ndryshme, por edhe shumë të përbashkëta. Unë mund t’i flas asaj për punën time, ajo mund të më flasë për punën e saj. Debatojmë shumë, por me të vërtetë nuk mbajmë asnjëherë mëri”, – ka rrëfyer Gerta Gixhari.