INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gerta Heta, historia e dhimbshme e një “love story” [FOTO]

Gerta Heta, historia e dhimbshme e një “love story” [FOTO]

Publikuar më: 21:02 27-02-2017

E njohur si prezantuese në radio dhe televizion, këngëtare, kryeredaktore dhe autore programesh, Gerta Heta ka qenë e ftuar sot në emisonin e Rudina Magjistarit, me bashkëshortin e saj kroat, Matko Djarmati. Jeta e tyre është pikërisht një histori e dhimbshme e një “love story”, një dashuri që i ka përballuar të gjitha sfidat e vështira me të cilat janë përballur.

Ata janë bekuar me dy vajza, Luna-n pothuajse 6 vjeçare, dhe Matea-n, një vjeç e gjysmë, dhe te Rudina, Gerta ka rrëfyer edhe njëherë një moment shumë të trishtë të jetës së saj, humbjen para kohe të binjakes së Mateas.

“Nuk përshkruhet me fjalë. Është fundi i botës, është shumë e vështirë dhe kjo as që mund të përshkruhet me fjalë” –shprehet e emocionuar moderatorja.

Por, ajo pohoi se gjeti forcë për të ecur përpara për dy vajzat e saj. “Gjatë kohës që isha shtatzënë me binjaket isha tip që lexoja, kisha lexuar shumë…. Në atë periudhë, unë ndërpreva leximet dhe prisja mrekullinë. Nuk kisha asgjë çfarë të bëja në ato momente dhe gjithçka e lashtë në dorë të Zotit për dy muajt që qëndrova në spital. E vetmja gjë që bëja me shumë dashuri ishte mbajtja e kangurit, ato ushtrimet duke mbajtur bebet që i bënim dy herë në ditë. Jetoja vetëm me momentet e kangurit… duke shpresuar. Dhe, falë Zotit, Matea sot është mirë.”, tha Gerta.

Ajo shtoi se për gati një vit nuk mundi dot t’i shkonte as tek varri vogëlushes që u nda nga jeta pas lindjes. “Për një vit nuk gjeja forcën t’i shkoja dot te varri, nuk mund të shkoja. Unë nuk isha as kur u varros, sepse isha në spital dhe as për një vit nuk shkova dot. Vetëm qaja çdo ditë. Pas një viti, gjeta forcën të shkoja dhe kam qarë me dënesë. Kisha një vit që qaja çdo ditë. Dhe pas asaj dite, u bëra më mirë, e ndjeva veten më lehtë. Por unë duhet të gjej forcën për dy vajzat e tjera. Jeta vazhdon për të gjithë, dhimbja e nënës mbetet aty” pohoi Gerta.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036520957946777