Prej disa ditësh moderatorja e njohur Marina Vjollca dhe reperi Getoar Selimi janë nisur për disa pushime në Kubë dhe Miami, ku dhe janë duke festuar përvjetorin e parë të martesës. Çifti i njohur ka qenë shumë aktiv në rrjete sociale dhe vazhdimisht kanë publikuar foto nga pushimet e tyre.
Por siç duket pushimeve në tokën e largët po u vjen fundi dhe Getoari ka lajmëruar projektin e tij më të fundit.
Pasditen e sotme Ghetto Geasy ka postuar në llogarinë e tij në Instagram detaje nga projekti i ri dhe me siguri fansat e tij mezi e kanë pritur. Jo vetëm se Geti është një ndër reperat më të mirë shqiptarë dhe këngën e tij kthehen në hite, por kjo këngë do të ketë emrin MMV, pra “Ma i madhi në vend” dhe do shënojë rikthimin e tij me një projekt solo. Sipas postimit të Ghettit kënga do të dalë për të gjithë në datën 28 shtator në orën 19:00.