Zakonisht reperat flasin dhe veprojnë “fort”, por këtë herë duket se e ka tepruar.
Getinjo ka bërë publike në Insta Story një foto e cila, për ta zbutur, është e destinuar për një audiencë të rritur. Reperi kosovar shfaqet krah një arushi pellushi në dy foto të ndryshme, në njërën ku duken si miq të mirë ndërsa në tjetrën duke bërë veprime të pahijshme me të. Ai duket se ka dashur që të nxisë reagimin e fansave të tij, duke i prezantuar dy “lloje” të ndryshme njerëzish dhe duke i pyetur se tek cili prej tyre bëjnë pjesë. Postimi i tij duket se ka ngjallur reagime kundërshtuese, aq sa edhe Getinjos i është dashur që t’u kthejë përgjigjë. Në postimin e radhës ai shkruan “Nuk jom i flliqt, po jom real”, duke vërtetuar kështu se reagimet ndaj tij ishin të ashpra. Ta ketë tepruar vërtetë?