Një vit më parë, Getinjo ishte i ftuar tek “Shiko Kush Luan” dhe shprehu dëshirën për të dalë në një takim romantik me modelen seksi, Vildane Zenelin.
Momentin kur Getinjo e bëri këtë deklaratë, e ripublikuan disa fanse të Vildanes. Modelja, e cila duket se i sheh ato që publikojnë fansat e saj, iu është përgjigjur publikisht Getinjos, edhe pse një vit me vonesë.
“Kishim pas ç’ka me fol, sepse Getinjo është super inteligjent”, ka shkruar Vildane, duke pranuar në këtë formë ftesën e reperit për një takim romantik.
Nuk e dimë nëse Getinjo do e ketë vënë re këtë përgjigje, por me siguri duhet të i privilegjuar. Pas pranimit të ftesës nga ana e Vildanes tashmë është radha e reperit që të zgjedhë thjesht një vend të bukur e romantik për ta bërë realitet ëndrrën e tij.