Reperi shqiptar nuk pati aspak fat ndërkohë që po plotësonte sfidën e një emisioni televiziv, duke rrezikuar vërtet.
Getinjo është rrëzuar ndërkohë që po vraponte në traun prej druri në përpjekje për të kaluar disa pije në anën tjetër, si pjesë e sfidës. Megjithëse trau ishte i hollë, artisti 26 vjeçar e ka marrë me vrap dhe pas pak hapash është rrëzuar në mënyrë të frikshme. Për fat të mirë është çuar menjëherë dhe duket se nuk ka patur ndonjë dëmtim serioz.
Ai e ka komentuar këtë moment edhe në faqen e tij në Instagram dhe duket se e ka marrë të gjithën me mjaft sportivitet dhe të qeshura. Getinjo rrëfen me krenari se nuk i lëshoi pijet dhe e vazhdoi sfidën deri në fund, pavarësisht rënies. Kjo e fundit ama nuk ka qenë pa dhimbje...