Getinjo dhe Vivien Thano i kanë dhënë fund lidhjes së dashurisë që nisën në "Big Brother VIP". Lajmi u konfirmua nga Vivien e ftuar në "Natën me Aulonën", ndërsa së fundmi ka folur dhe Getinjo.
Me anë të një videoje në rrjete sociale, ai ka thënë se u dashurua 100% por ka disa probleme personale.
“Siç e keni parë këto ditë kam bërë disa lëvizje në Instagram, kam fshirë foto, postimet dhe kam ndërruar foton e profilit dhe pash që u bë e madhe kjo, njerëz Geti ka hallet e veta, këto lëvizje nuk kanë të bëjnë me ngjarjet e fundit me jetën time private, nuk e përziejë lidhje me shoë, nuk kam bërë kurrë diçka publike në rrjete sociale, por u lidha, u kënaqa, u dashurova 100%, por i kam disa halle në kokën time që i di veç unë, por këto gjëra ndodhin në të gjithë botën, iu kisha thënë të mos na mundoni me pyetje, intervista, këto ndodhin në jetën normale.
Unë jam në rregull, vetëm pata pak paranojë, pak panik se nuk kam patur këso muhabeti në rrjetet sociale, e kam urryer që pjesën e dashurisë me e bë publike, por nuk kemi çfarë të bëjmë”, është shprehur reperi.