INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Getoar Selimi del para gjykatës për rrahjen e Ledrit. Dëshmoi Pro apo Kundër tij? [FOTO]

Getoar Selimi del para gjykatës për rrahjen e Ledrit. Dëshmoi Pro apo Kundër tij? [FOTO]

Publikuar më: 19:18 22-03-2017

Konflikti i disa viteve më parë është rikthyer sërish. Pas mungesës në seancën e kaluar mes Ledri Vulës dhe biznesmenit Krenar Çoçaj, Getoar Selimi është detyruar të vijë në cilësinë e dëshmitarit lidhur me këtë ngjarje të ndodhur më 7 qershor 2012. Sipas aktakuzës, Çoçaj dhe Gazmend Mirena akuzohen se kanë sulmuar Ledri duke i lënë atij lëndime trupore pas e kanë goditur me tytën e pistoletës në vetullën e majtë e në kokë si dhe e kanë goditur me shufër hekuri në pjesën e kurrizit dhe në kokë.

Mësohet se Getoari ka qenë në të njejtën makinë me Ledrin në kohën e sulmit. Në seancën e sotme, avokatët mbrojtës Kosovare Kelmendi e Asdren Hoxha, kërkuan nga trupi gjykues që të përjashtohet publiku për shkak të natyrës së rastit.

Kësaj kërkese iu bashkangjit edhe avokati i Ledri Vulës, Tomë Gashi, i cili kërkoi përjashtimin e mediave, por jo edhe të publikut. Pas këshillimit, trupi gjykues në krye me Beqir Kalludran, mori aktvendim që të bëhet përjashtimi i publikut, përfshirë këtu edhe mediat.

Pas largimit të mediave, nuk dihet ende se çfarë ka deklaruar Getoari në sallën e gjyqit, por ajo që dihet është se prej asaj kohe marrëdhënia mes Ledrit dhe Getoarit është ftohur dukshëm. Vula nuk është më pjesë e label-it Babastars dhe prej kohësh ata nuk kanë asnjë kontakt mes tyre.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037100315093994