Temperaturat e ftohta të muajit dhjetor i ngroh edhe atmosfera e gëzuar që përcjellin festat e fundvitit.
Ditën e djeshme ka përfunduar edhe zbukurimi i pemës në shtëpitë e shqiptarëve, shumë prej të cilëve këtë moment e kanë fiksuar në një foto të cilën më pas e kanë postuar në rrjetet sociale. Edhe Marina Vjollca dhe Getoar Selimi kanë vendosur pemën e Krishtlindjeve në apartametin e tyre. Por pema e tyre përmbante diçka më shumë sesa thjeshtë zbukurimet e zakonshme. Disa portrete femrash qëndronin të varura në formë zbukurimi. Cili të jetë kuptimi i tyre vallë?