Një çift shumë i komentuar dhe i pëlqyer nga të gjithë, Marina Vjollca dhe Getoar Selimi zbulojnë detajet nga ceremonia e tyre martesore.
Sipas burimeve pranë çiftit, dasma do të bëhet në Prishtinë në datën 10 shtator. E veçanta e kësaj dasme është fakti që Getoari ka vendosur të ndjekë ritet tradicionale shqiptare. Ndryshe nga çiftet e tjerë VIP që organizojnë një dasëm për të dy, reperi ka vendosur ta thyej këtë tabu dhe të bëjë një dasëm për të afërmit e tij dhe Marina një dasëm për të afërmit e saj.