Getoar Selimi së fundmi po ndiqte strategjinë e tij në muzikë, duke iu dhënë përparësi prurjeve të reja të labelit “BabaStars”.
Por si duket, tani është momenti që Ghetto Geasy të rikthehet vetë. Reperi duket se e ka realizuar projektin e tij të ri dhe nga sa ka zbuluar deri tani, duket se bëhet fjalë për një rikthim të frikshëm.
Pas disa bashkëpunimeve, reperi këtë herë ka vendosur të vijë solo dhe pritet me mjaft kërshëri ajo që do të sjellë.