Ditën e djeshme reperi i njohur dhe shumë i dashur për publikun Getoar Selimi publikoi këngën e tij më të fundit. Kënga mban titullin “Amante” dhe është pritur mjaft mirë nga publiku, ndoshta edhe sepse protagonistja kryesore është Klaudia Pepa e cila tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me prezencën e saj në klip.
Ajo që na bie në sy është kërcimi sensual dhe profesionist i Klaudias e cila shfaqet në klip e veshur me një xhaketë të zezë, ndërsa poshtë saj, kishte vetëm të brendshme në po të njëjtën ngjyrë.
E siç duket ky bashkëpunim i ka forcuar marrëdhëniet e Klaudias me reperin. Ky i fundit ka publikuar një foto në Instagramdhe Klaudia Pepa i ka lënë një koment ku i shkruan: “Daja Get super bre”.