INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Getoari  sqaron njëherë e mirë marrëdhënien me Elvanën

Getoari sqaron njëherë e mirë marrëdhënien me Elvanën

Publikuar më: 15:54 07-05-2016

Edhe pse bashkëpunimi mes Elvanës dhe Getoarit daton para shumë vjetësh, thashethemet se mes tyre ka patur diçka më shumë sesa thjesht bashkëpunim profesional vazhdojnë ende.

Shkak ka qenë edhe një  foto e vjetër që po qarkullon në rrjete sociale ku duket Getoari  duke u puthur me një vajzë. Por ka qenë vetë reperi ai i cili duket se është bezdisur nga këto zëra, ndoshta edhe për faktin se tani është në  një lidhje me bukuroshen Marina Vjollca dhe ka reaguar.  Ai ka thënë se marrëdhënia e vetme që ka qenë mes tyre, ka qenë thjesht profesionale.  “Unë jam një ndër personazhet publikë me jetën private më transparente që mund të ekzistojë.  Por ama jeta profesionale ka qenë tjetër gjë.

Me Elvanën kemi patur marrëdhënie profesionale. Bëmë një këngë bashkë e cila në atë kohë u bë hit dhe marrëdhëniea jonë mbeti vetëm e tillë. Jam i lumtur për sukseset e saj sepse është një vajzë e talentuar”, ka thënë reperi  për Panorama plus. Sa i përket fotos  e cila e bëri  Getoarin të reagonte sepse u fol se vajza me të cilën  po puthej ishte Elvana,  ajo është një foto e vjetër e tij me njërën prej ish të dashurave, Hana Shehun.

 

Article Logic
Execution time: 0.0015809535980225