Në nisjen e sezonit të ri televiziv një nga moderatoret që mbeti pa emision ishte Marina Vjollca. Nëpër media u përfol se shkak ishte bashkëshorti i saj, Getoar Selimi i cili kontrrollonte çdo gjë të moderatores.
Marina Vjollca ka qenë shumë e komentuar gjatë vitit që lamë pas për faktin se në cilin emision do e shihnim sërish. Por pas përfundimit të “C’est la vie” në janar, Marina u zhduk nga ekrani dhe preferoi t’i jepte pak më hapësirë jetës private me udhëtime të shumta.
Mirëpo këtë vit Marina do rikthehet në ekran me një emision të ri e këtë e ka zbuluar Luana. Në postimin e fundit të Luanës, Marina i shkruan se ndihet krenare për suksesin që ka arritur.
Ndërsa Luana ja kthen: “Mezi po pres për bombë tënde tani jetë”, duke lënë të kuptohet se jo vetëm që do ta shohim në ekran por që do jetë super.