Lajme të mira nga sinoptikanët të paktën dhe për këtë të enjte po dhe për të premten. Këto dy ditë do të jenë me diell thuajse në të gjithë teritorin e vendit. Gjithësesi termometri në pjesën më të madhe të Shqipërisë do të jetë me minus. Vetëm në zonat Veriore dhe Verilindore mund të ketë ndonjë vrasirë kalimtare në orët e mbrëmjes.Temperaturat e ajrit parashikohen të rriten lehtë në mëngjesin e së premtes. Ndërsa era do të fryjë kryesisht e lehtë dhe në det dallgëzimi do mbetet 2 ballë.