Ismail Kadare, shkrimtari jonë i madh, sot mbush plot 80 vjeç.
I njohur në të gjithë botën për veprat e tij, të cilat janë përkthyer në 49 gjuhë të ndryshme, ai ka dhënë një kontribut të veçantë si brenda dhe jashtë vendit. Mjafton të përmendim vepra të tilla si “Kronikë në Gur”, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Koncert në fund të dimrit” apo kandidat i çmimit Nobel për shumë vite me radhë, anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Anëtar i Akademisë Franceze të Shkencave Morale pwr ta përkufizuar atw si ambasador i kulturës shqiptare nw botw. Ne i urojmë edhe 100 vite të tjera plot krijimtari! Të shumta kanë qënë edhe urimet përmes Instagrami-t nga personazhe të ndryshme shqiptare si Blendi Fevziu, Rudina Magjistari, Drini Zeqo, Mira Kazhani etj.