INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

"Gëzuar Ditëlindjen Shefe"! Erion Veliaj uron bashkëshorten e tij kështu [FOTO]

Publikuar më: 15:22 16-07-2017

Që Kryetarit të Bashkisë së Tiranës i pëlqen ta quajnë Lali Eri, këtë e kanë kuptuar të gjithë tashmë, por sot Lali Eri në këtë mënyrë ka zgjedhur të urojë edhe Ajolën, bashkëshorten e tij, me rastin e ditëlindjes.

Si rrallëherë kur poston foto personale në profilin zyrtar, Veliaj sot është treguar më i hapur, i justifikuar plotësisht nga rasti.

Në faqen e tij zyrtare në Facebook, Erioni i ka shkruar një mesazh juristes së njohur me vargjet e këngës së famshme “Të ka lali shpirt” të Silva Gunbardhit, por edhe për vetë emrin që i kanë vendosur pasi u zgjodh kryebashkiak i Tiranës: “Të ka Lali shpirt, të ka Lali xhan. Gëzuar ditëlindjen Shefe”, – shkruan Veliaj në krah të një fotoje  ku kanë dalë të dy së bashku.

f9f087ec220f823d2ff88f57db87edc2.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0019237995147705