Merrni kohën për të vlerësuar dashurinë dhe vlerat që qentë sjellin në jetën tonë të përditshme, dhe për të bërë më shumë për qentë e pastrehë dhe të abuzuar në të gjithë botën. Duke filluar te fakti që na mbajnë ne të sigurtë në situata emergjente, te mbështetja që u dhurojnë njerëzve të verbër e me aftësi të kufizuara, dashuria e madhe që na japin, pra qentë bëjnë shumë për ne njërëzit, dhe kjo është një mundësi për t’ua kthyer në të njejtën mënyrë. Rekomandimet për të festuar “Ditën e Qenve” variojnë që nga adoptimi i një qeni i cili ka nevojë për trajtim mjekësor, si edhe duke blerë për vete dhe për qenin një t-shirt të ngjashme.
Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Qenve!