Një urim i shoqëruar me një foto shumë të veçantë të sulmuesit të Juventus me këngëtaren bukuroshe.
Historia e futbollistit 23 vjeçar me të dashurën e tij Antonella po shkon shumë mirë, por ai sërish ka dashur që të urojë vajzën e keqe Riri personalisht. Kjo pasi artistja nga Barbadosi ka festuar ditën e djeshme ditëlindjen e saj të 29-të. Dybala njihet si një fans i madh i Rihanna duke qenë se ishte i pranishëm në koncertin e saj të fundit në Torino. Ai ka zgjedhur ta urojë në një mënyrë shumë të veçantë, duke postuar një foto në Tëitter në krah të saj, në të cilën shfaqej duke i dhënë bluzen e tij të Juventus të autografuar. Në mbishkrimin dedikuar yllit të muzikës RnB, argjentinasi nuk është kursyer në fjalë, duke treguar admirimin e tij të madh për të por edhe duke cituar hitin e saj “Diamonds”: “Urime Riri, shkëlqe si një diamand. Gëzuar ditëlindjen mbretëreshë”. Dhe duhet thënë qe në foto dy personazhet e njohur ngjajnë shumë të afërt, por ndoshta jo aq shumë sa për të shqetësuar Antonella-n...