INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gëzuar Pashkët!

Gëzuar Pashkët!

Publikuar më: 11:36 01-05-2016

Besimtarët ortodoksë  festojnë sot  pashkët, festën më të rëndësishmë, sepse sipas tyre, Krishti kthehet përsëri në jetë. Të shumtë ishin besimtarët që mbrëmjen e kaluar i janë drejtuar kishave e katedraleve, për të marrë pjesë në meshën e shenjtë të pashkëve.

Edhe zyrtarët më të lartë të vendit kanë përcjellur urimet e tyre për këtë ditë më të rëndësishme të kalendarit të krishterë.

Presidenti Nishani, me anë të një mesazhi të bërë publik, u shpreh urimet më të përzemërta të gjithë besimtarëve ortodoksë shqiptarë me rastin e kësaj feste të madhërishme

Kryeminstri Edi Rama ka uruar nga Korça, “Nga Korça me zemër, Gëzuar Pashkët”, ka shkruar ai në Teitter.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka uruar nëpërmjet Facebook-ut: “ Gëzuar Pashkët, bekime dhe mbarësi për gjithë familjet tuaja!”.

Kreu i opozitës Basha, me anë të një postimi në Facebook, uron Pashkët për gjithë besimtarët ortodoksë dhe klerin e Kishës Autoqefale Ortodokse Shqiptare.

Article Logic
Execution time: 0.0032229423522949