INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gëzuar pavarësinë Kosovë! Ja fotoja që po kthehet në simbol

Gëzuar pavarësinë Kosovë! Ja fotoja që po kthehet në simbol

Publikuar më: 11:23 17-02-2016

Bac, u kry!

Sot mbushen plot 8 vjet nga dita kur Kosova, më 17 shkurt 2008, shpalli zyrtarisht pavarësinë. E ndërsa urojmë shtetin më të ri në Europë, por njëkohësisht popullin e vjetër sa vetë gjuha që flitet në këto troje, nuk mundemi të jemi të vetmit. Sot, dhe jo vetëm, të gjithë sytë janë të drejtuar pas, në atë ditë që shënoi hapin përfundimtar drejt një jete të re. As bota e spektaklit nuk ka mundur të qëndrojë larg këtij fakti ndërkohë që rrjetet sociale janë të mbushura me urimet për Kosovën dhe gjithçka të zë syri janë flamuj blu me yje dhe ata kuq e zinj.

Urimet janë nga më të ndryshmet, edhe fotot variojnë, por duket se njëra në veçanti është kthyer në simbolin e ditës së sotme. Megjithëse është ende herët dhe festa natyrisht që do zgjasë përgjatë ditës, fotoja e dy djemve krah për krahu, veshur respektivisht me flamurin kuqezi dhe atë blu me yje, ka pushtuar Instagramin. Për sa i përket yjeve të spektaklit apo njerëzit e njohur në përgjithësi që kanë thënë urimin e tyre për këtë ditë nuk mund të përmenden me radhë pasi thuajse asnjëri nuk ka heshtur. E nuk mundemi të heshtim as ne. Gëzuar pavarësinë Kosovë!

Article Logic
Execution time: 0.0037410259246826