Ato janë dy nga modelet më të kërkuara të momentit në vendin tonë dhe na duhet të pranojmë që Oriola po bën namin. Është shumë mirë kur feston me familjen, por sigurisht që edhe me miqtë bëjmë shumë qejf. Pavarësisht se na zë gjumi në ndonjë makinë, te shtëpia e shokëve, apo edhe në të njejtin shtrat. Kështu i ka ndodhur modeleve shqiptare Oriola Marashi dhe Elena Lika.
Pasi kanë festuar deri në orët e para të mëngjesit, dy vajzat janë zgjuar në shoqërinë e njëra-tjetrës në të njejtin shtrat.
Dy shoqet e ngushta pavarësisht se mund të kenë konsumuar disa gota alkool për të pritur në mënyrën më të mirë të mundshme 2018-ën, duken shumë seksi.
Fotoja është publikuar nga Elena e cila ka uruar miqtë e saj në rrjetet sociale: “Gëzuar Vitin e Ri!”