INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ghetto Geasy bën Marinën si vetja

Ghetto Geasy bën Marinën si vetja

Publikuar më: 19:35 09-03-2016

Nuk thuhet kot “Më thuaj me kë rri, të të them se cili je”.

Në këtë rast nuk ishin të njëjtë kur filluan të frekuentoheshin bashkë, por duket se me kalimin e muajve kanë marrë nga njëri tjetri. Kjo duket se është ajo që ka ndodhur me çiftin simpatik të botës së spektaklit, reperi Ghetto Geasy dhe prezantuesja bukuroshe Marina. Të gjithë e mbajmë mend këtë të fundit përpara lidhjes me artistin e Babastars, kur shfaqej me imazhin e vajzës së ëmbël, e cila i përputhej përputhej plotësisht me fytyrën ëngjëllore. Epo, duket se gjërat tashmë kanë ndryshuar. Mos të keqkuptohemi, fytyra e saj është ende e ëmbël dhe ëngjëllore, por duket se Marina është bërë një “badass”. Ajo së fundmi ka postuar  një foto throëback, e shkujdesur majë një çatie, me mbishkrimin “shumë high”. Nuk është shumë e vështirë për të lidhur këtë shprehje me Ghetton, duke qenë se 3 nga këngët e tij më të suksesshme, së bashku me pjesën tjetër të Babastars, titullohen “High”. Dora e këngëtarit 33 vjeçar ka filluar të ndjehet tek Marina. Çfarë vjen pas kësaj? Një tatuazh ndoshta? Apo një “Prishtina Lifestyle” këtë herë?

Article Logic
Execution time: 0.0040810108184814