Madje ajo përfshin edhe Marina Vjollcën në komente!
Aurela Gaçe nuk është mësuar kurrë të jetë e zakonshme apo si gjithë të tjerat, dhe kështu nuk kishte si të sillej ndryshe as këtë herë. Diva e muzikës shqiptare ka risjellë në kujtesë një këngë të realizuar vite më parë nga Ghetto Geasy me Stine-n, të titulluar “Little Mommy”. Jo më kot ka zgjedhur këtë këngë pasi në një nga vargjet, reperi kosovar i drejtohet pikërisht Aurelës me fjalët: “Un nxe femna si Aurela Gaçe e as po t’lypi ty zemër me t’puth në faqe”. Përgjigja e autores së shumë hiteve është pikërisht siç e prisnim: “Djalë me shije Getoari”! Më pas ajo ka vënë qershinë mbi tortë duke etiketuar të dashurën e Ghetto, moderatoren bukuroshe Marina, së cilës i thotë me shaka se “ato të dyja ngjajnë shumë”. Fundja, ishte vetë reperi që tha se i pëlqenin femrat si Aurela Gaçe!