Të gjithë kosovarët janë shqiptarë, por Ghetto sapo i dha kësaj shprehjeje një kuptim tjetër. Reperi i grupit Babastars ka postuar në rrjete sociale foton e pashaportës së tij më të re, atë shqiptare. Në një “falenderim për Presidentin dhe Republikën e Shqipërisë” Ghetto shprehet i lumtur për pashaportën me shqiponjën dykrenare, duke iu referuar asaj saktësisht si “Shqiponjën tonë, të cilën kam ëndërruar ta kem edhe në pashaportën e Kosovës”. Po si e mori shtetësinë shqiptare Ghetto?
Gjasat janë, gjithmonë referuar falenderimit të Getoarit, se mund të jetë vetë Presidenti i Republikës që mund t’ia ketë dhënë shtetësinë. Deri tani duket se arsyen e di vetëm Presidenti...
Vërtet iu dha edhe trajnerit të kombëtares Gianni De Biasit për merita të veçanta arritur me ekipin kombëtar, por këtu është lehtësisht e kuptueshme pa nevojën e shpjegimeve. Ta ketë marrë edhe Ghetto për pëlqyeshmërinë që gëzon si artist?