Pas KikiChallenge mund tëthemi pa frikë se sfida e reperit tonë të preferuar Gjiko, me ‘Gjikochallenge’ na pushtoi të gjithëve.
Nën tingujt e këngës ‘Si Bugatti’ të gjithë e kemi bërë të paktën njëherë lëvizjen ikonike të kërcimit, dhe këtë e pranojmë hapur.
Por duket se kjo ide e Gjikos nuk paska qenë dhe aq “origjinale” dhe të palarën e reperit e ka zbuluar Olti Curri.
Olti ka postuar në Instastory një video ku tregon se Gjiko qenka frymëzuar nga reperi i huaj Piles, i cili bënte të njëjtën lëvizje në këngën “Rock” të lançuar një vit më parë.