Pak ditë më parë, Gianni De Biasi mbylli të gjitha marrëdhëniet me Federatën Shqiptare të Futbollit, duke u larguar nga stoli i Kombëtares kuqezi.
Megjithatë, De Biasi ka nënshtetësi shqiptare dhe mesditën e sotme ai ka hedhur votën e tij për zgjedhjet parlamentare.
Ish-trajneri i Kombëtares ka votuar në qendrën e votimit në shkollën “Kongresi i Lushnjes”, në kryeqytet.
Në një reagim të shkurtër për mediat, De Biasi nënvizoi se e njeh shumë mirë këtë vend dhe ndihet i vlerësuar.
“Kam disa vite që jetoj në Shqipëri dhe e njoh shumë mirë këtë vend. Nëse nuk do më përfshinin në lista do isha i mërzitur. Isha i qartë për votimin pasi procedura është e thjeshtë. Do të vazhdoj të ndjek zhvillimet e fundit nga vendi që kam kaluar emocione të mëdha. Do të votoj edhe herë të tjera...”, u shpreh shkurtimisht ai.