INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gianni de Biasi: Historike, nuk u trembemi Shaqirit me shokë

Gianni de Biasi: Historike, nuk u trembemi Shaqirit me shokë

Publikuar më: 18:31 10-06-2016

Profesionalitetin e tij, Gianni de Biasi na e tregon edhe në konferencën për shtyp në kuadër të ndeshjes që do të zhvillohet nesër kundër Zvicrës në orën 15:00. Tekniku Italian e vlerëson si historike këtë pjesëmarrje në Europian. Ai gjithashtu vlerëson Xherdan Shaqirin dhe Zvicrën, por nuk u trembet aspak.

De Biasi u shpreh se fakti që njohim mirë kundershtarin mund të na ndihmojë që ta mposhtim Zvicrën. Ai preku disa tema, për vështirësitë e kësaj ndeshjeje, teksa nënvizoi faktin se nuk është aspak derbi.

“Presion nuk kam. Kam pritshmëri të mëdha. Shpresoj që në këtë turne djemtë do të japin më të mirën dhe mos të kënaqen. E dimë vlerën e kundërshtarëve, por ndeshjet nisin nga rezultati 0-0, duhet ti luajmë me përqendrimin e duhur dhe me bindje.”

“Besoj që është thelbësore që kundërshtarin ta njohësh. Ai të jep mundësi ti kuptosh strategjitë, për të gjetur mënyrën që ta përballosh dhe të shfrytëzosh edhe defektet më të vogla gjatë ndeshjes. Ndonjëherë kjo nuk mjafton, por njohja e kundërshtarit të ndihmon drejt suksesit, ashtu si të ndihmon edhe njohja e limiteve të skuadrës tonë, që të jetë e mirë organizuar dhe të bëjë atë që di të bëjë.”

“Besoj se ndeshja me Zvicrën nuk është vendimtare. është sfida e parë dhe do të ishte mirë për ne, për lojtarët që ta nisnim mbarë, në mënyrë që të krijojmë besim pas thuajse 20 ditëve grumbullim. E rëndësishme është që të lexoj sinjalet që do të më japë skuadra, për ti kuptuar në mënyrën e duhur.”

Taulanti do të luajë?

“Taulanti ishte i dëmtuar me Baselin, koha kaloi dhe u rikuperua duke u stërvitur normalisht me ekipin. Ai është në formë shumë të mirë fizike dhe psikologjike, ashtu si edhe pjesa tjetër e ekipit. Jemi gati për të debutuar dhe duam ta bëjmë në mënyrën më të mirë të mundshme.”

Videoja e Cantona?

“Jam shumë i prekur sinqerisht. E dëgjova këtë video dhe mendoj se merr shembuj nga ato që kanë ndodhur së fundmi. Gjërat e pazakonta ndodhin në futboll dhe pse rallë. Ishte viti i arritjeve të mëdha si Leicester, jo vetëm vlerat teknike por dëshira”

“Ajo të ndihmon që të kesh më tepër motivim, dëshirë për të fituar dhe rezultate. Por, kur arrin në majë të piramidës vlerat teknike mund të bëjë diferencën. Lojtarët e mëdhenj mund të vendosin ndeshjet, të cilat në këto nivele janë në ekuilibra shumë të brishtë. Për ne, uroj që kjo të mos ndodhë, mbi të gjitha kur të përballemi me lojtarë me shumë kualitet.”

Shaqiri?

“Ai është një lojtar me shumë kualitet dhe që në çdo moment mund të bëjë gjëra të rëndësishme. Një lojrtar që e njohim mirë, i njohim vlerat dhe gjithçka që ka Shaqiri. Do të jetë një ndër lojtarët nga të cilët do të kemi shumë kujdes gjatë ndeshjes.”

I  pyetur për faktin nëse mund të jetë një derbi ose jo, trajneri Gianni de Biasi tha:

 “Nuk është një derbi, sepse jemi larg nga pikëpamja gjeografike. është afrimiteti sepse shumë emigrantë të luftës u pritën nga Zvicra, që i dha mundësi sociale dhe që të ndërtonin një jetë. Ky është kontakti i vetëm, por mentaliteti është krejt i ndryshëm: zviceranët janë zviceranë, ndërsa shqiptarët janë shqiptarë. Dy skuadrat do të përballen me respekt dhe në fund shpresoj që të arrijmë rezultat pozitiv.”

“Nuk e di, trajneri italian është italian, me të gjithë manitë dhe taktikat e tyre. Gjithsesi zviceranët janë të saktë në gjithçka bëjnë dhe ky është aspekti strikt i tyre. Ne shqiptarët qëndrojmë edhe një orë e gjysmë duke pirë kafe. Te kjo kemi punuar, por nuk mund të ndryshojmë mentalitetin e njerëzve, pasi do të ishte luftë kundër mullinjve të erës.”

Article Logic
Execution time: 0.002108097076416