Gianni de Biasi tashmë ka marrë rolin e analistit. Në një prononcim për “Rai Duo” ai ka folur për ndeshjen Inter-Tottenham. Trajneri ka pranuar se momentalisht “Gjelat” ndodhen në një formë mjaft të mirë dhe fitorja me Chelsean e tregon më së miri këtë.
Sipas tij, Interi nuk duhet të vuajë në këtë ndeshje, por të qarkullojë topin dhe të përfitojë nga hapësira që do i lerë Totenhemi dhe së sulmojë shpejt. Do të nevojiten aftësitë teknike të lojtarëve si Politano dhe Perisiç. Krijimi i hapësirave prej tyre dhe shfrytëzimi i kësaj hapësire nga Mauro Ikardi, sipas teknikut do jetë efektive për fitimin e ndeshjes.